![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
Shqiperia e 18-a ne Europe per borxhin me te larte
Niveli i ulët i konkurrueshmërisë e vë Shqipërinë në raporte mjaft të pafavorshme në raport me gjithë shtetet e tjera europiane, përsa i përket aftësisë për të shlyer dhe ulur borxhin.
Greqia është shteti me borxhin më të lartë në Europë në 168.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në krahsim me 177,1% në tremujorin e fundit të 2014, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.E dyta është Italia, me një nivel borxhi publik që është rritur në 135,1% në tremujorin e katërt. Shteti i tretë me borxh më të lartë është Portugalia, me 129,6%.
Eurostat ka publikuar listën vetëm për 28 shtetet kandidate të BE-së, ndërsa Monitor, duke përdorur burime të tera të të dhënave (Raportin e Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potenciale kandidate, përfshirë Shqipërinë; dhe tradingeconomist për shtetet e tjera të mbetura të Europës, përfshirë ato interkontinentale) ka hartuar renditjen e gjithë shteteve të Europës përsa i përket treguesit të borxhit publik në raport me PBB për tremujorin e parë 2015.
Nga renditjen totale në Europë, Shqipëria është e 18-a në listën e shteteve për treguesin e borxhit ndaj PBB, nga 45 në total (janë përjashtuar nga renditja shtetet e vogla monarki), me një nivel borxhi prej rreth 70% të PBB-së (shiko tabelën).
Por, ndërsa është në mesin e Europës përsa i përket borxhit, ajo është në fund të Europës përsa i përket konkurrueshmërisë (niveli i 97 në renditje globale dhe i fundit në Europë, me përjashtim të tre shteteve që nuk i matet ky tregues). Ky nivel i ulët konkurrueshmërie nuk i lejon Shqipërisë të rritet me ritme të shpejta, duke vënë në dyshim aftësinë e saj për të reduktuar madhësinë e borxhit në afatin e gjatë (autoritetet shqiptare kanë pranuar se një rritje reale mbi 4% është e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë). Kjo e vë Shqipërinë në raporte mjaft të pafavorshme në raport me gjithë shtetet e tjera europiane, përsa i përket aftësisë për të shlyer dhe ulur borxhin.
Një raport i Komisionit Europian pak ditë më parë paralajmëronte se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim i rëndësishëm i rrezikut makroekonomik, por rregullimet fiskale pritet ta ulin atë. Niveli i borxhit të Shqipërisë, në më shumë se 70% të PBB-së, ekspozon vendin ndaj rrezikut të dinamikës së borxhit në rast të goditjeve të mëdha negative. Kjo dobësi është reflektuar edhe në primet e larta të rrezikut në huamarrjen shtetërore e cila ndikon në normat e interesit, me të cilat përballen bizneset. Ulja e rrezikshmërisë së perceptuar ndaj atyre që mbajnë borxhin e qeverisë mund të kenë impakt pozitiv në ekonominë reale.
Megjithatë, rreziqet janë përkeqësuar nga fakti se gati gjysma e borxhit të brendshëm është afatshkurtër, duke rezultuar në nevojën për rifinancimin vjetor të borxhit me një shumë gati sa 20% e PBB-së, duke u mbështetur në një bazë të ngushtë të investitorëve kryesisht nga bankat vendase. Për më tepër, edhe pse një pjesë e borxhit të jashtëm të Shqipërisë, e cila arrin në 29.1% të PBB-së dhe është me kushte lehtësuese përbën rrezik nga ndryshimi i normave të interesit, paralajmëron KE.
Borxhi më i ulët në Estoni e Kosovë
Shtetet me nivelet më të të ulëta të borxhit janë Estonia (anëtar i BE-së), me një nivel prej 10.5% të PBB-së dhe Kosova me 10.6% të PBB-së. Nivel të ulët të borxhit kanë dhe shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, të cilat kanë avantazhin e burimeve të mëdha të pasurive natyrore, si nafta dhe gazi./Monitor
Më të lexuarat
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)